Armend Zemaj për nisjen e votimit për president: “Kjo është puç kushtetues!”
27 prill 2026
| 21:54
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas nisjes së votimit për presidente në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar procesin si shkelje të rëndë kushtetuese.
Përmes një postimi të shkurtër, ai ka publikuar një fotografi të një neni të Kushtetutës, duke shoqëruar reagimin me fjalët: “Kjo është puç kushtëtues!”.
Ky reagim vjen në kohën kur votimi për presidente ka nisur pa kuorum të plotë në sallë, me pjesëmarrjen e vetëm 64 deputetëve, ndërsa opozita po e bojkoton seancën. Sipas Kushtetutës, për nisjen e raundit të parë kërkohen të paktën 80 deputetë në sallë.



