Armenia rrëzon një helikopter ushtarak të Azerbajxhanit, rihapet konfliktit i vjetër

27 shtator 2020 | 13:52

Kanë filluar sulmet ushtarake ndërmjet Azerbajxhani dhe Armenisë, për shkak të rajonit Nago-Karabakun i cili për dekada me radhë ka qenë çështje e pazgjidhur mes dy vendeve, pasi ai rajon zyrtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit por që kontrollohet nga armenët.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi për një sulm në vendbanimet civile në qytetin Stepanakert, ku thanë se kishin ishin rrëzuar dy helikopterë tre dronë dhe se kishin shkatërruar tre tanke.

“Përgjigjja jonë do të jetë proporcionale me udhëheqjen ushtarako-politik, Azerbajxhani mbanë përgjegjësi të plotë për këtë situatë”, është thënë në një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, shkruan “BBC”.

Ndërkohë Azerbajxhani ka njoftuar një operacion kundër-sulmues të trupave të tyre përgjatë gjithë frontit duke penguar aktivitetin luftarak të forcave të armatosura të Armenisë me qëllim të ofrimit të sigurisë së popullsisë civile.

Nga ana tjetër zyrtarë nga Azerbejxhani kanë thënë se po i përgjigjen bombardimeve përgjatë gjithë frontit, ku të dy palët kanë raportuar vdekje të civilëve .

Të dy vendet Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik para shembjes së tij më 1991.

Luftimet kufitare në korrik vranë të paktën 16 vetë, duke nxitur demonstratën më të madhe popullore për vite në kryeqytetin Azerbajxhan Baku, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë dhe rimarrjen e rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër (e hënë) mund të…