Maqedonia e Veriut nesër shqyrton heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës?

27 shtator 13:49

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër (e hënë) mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës.

Sipas burimeve të “Alsat-M” brenda Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e parë të javës Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e këtij testi.

Ky vendim vjen si shkak i reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.

Kosova të premten mbrëma ka hequr testin PCR negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës ndërsa ata që frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore në një tjetër, janë të obliguar që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me…