Armëpushimi në Ukrainë, Blinken: Nuk mund të lejojmë Putinin të mbledhë fuqitë

02 qershor 2023 | 16:46

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se një armëpushim tani do t’i mundësonte Vladimir Putinit “të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë” nga territori ukrainas që ka marrë tashmë.

Gjatë një fjalimi sot në Helsinki, Blinken ka deklaruar se një armëpushim mund të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje paqeje “të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila përfshin tërheqjen e forcave të Moskës nga Ukraina.

Kjo do të dërgonte një mesazh shqetësues për “agresorët” e tjerë në mbarë botën, theksoi Blinken, teksa tha se Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.06.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1.…