Arnold Schwarzenegger ndalohet nga policia në aeroportin e Mynihut

18 janar 2024 | 12:06

Arnold Schwarzenegger është ndaluar për një kontroll të detajuar në një aeroport e Munihut teksa udhëtonte

Arnold Schwarzenegger është ndaluar për një kontroll të detajuar në një aeroport e Munihut teksa udhëtonte. Aktori i “Terminator” ishte duke udhëtuar në Gjermani nga LA, por raportohet se u ndalua nga oficerët e kontrollit në Mynih, për të inspektuar bagazhin e tij.

Sipas mediave të shumta, ata gjetën një orë luksoze Audemars Piguet në valixhen e 76-vjeçarit, e cila u bë shkak për ndalimin e tij

“BILD” ka bërë publike një foto që tregon Arnie duke parë kamerën dhe duke mbajtur një pako, ndërsa po merret në pyetje nga zyrtarët.

Sipas publikimit, ai qëndroi me oficerët ndërsa i kontrolloheshin çantat, përpara se të lirohej përfundimisht. Ai gjithashtu thuhet se u detyrua të paguajë një gjobë prej 35,000 euro para se të largohej.

Zëdhënësi i Doganave, Thomas Meister, tha për median se kundër ikonës së Hollivudit kishte nisur procedura penale tatimore.

“Ne kemi nisur një procedim penal tatimor. Ora duhet të ishte e regjistruar sepse është importi”, tha ai.

Arnie por udhëtonte drejt Austrisë për të marrë pjesë në një ankand bamirësie në momentin që është ndaluar. Ai thuhet se kishte marrë orën e vlefshme Audemars Piguet nga koleksioni i tij, në mënyrë që të mund ta nxirrte në ankand në këtë event.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina duhet të heqë dorë nga planet e saj për…