
Arrestimi i Ademit, Sahiti: Kjo situatë mund të na bëjë edhe më të fortë
22 mars
17:14
Drejtori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka thënë se disponimi brenda kampit të “dardanëve” është në rregull, me gjithë arrestimin dhe dërgimin në mbajtje të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.
“Lojtarët janë të vetëdijshëm që ka sjellje të tilla në raport me kryetarin, por menaxhimi është i mirë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret [ndeshjet me Izraelin dhe Andorrën]. Ky është viti i kualifikimit në evropian dhe gjithë fokusi ka qenë këtu”, është shprehur Sahiti.
“E respektojmë procedurën, por forma si është bërë dhe koha, është jo e drejtë. Lojtarët u habitën pse ndodhi pikërisht në këtë kohë. Kur ndodhin padrejtësi të tilla, mund të na bëjnë edhe më të fortë”, ka shtuar Sahiti.