Arrestohen 11 persona, shkak kurdisjet e ndeshjeve

21 dhjetor 2017 | 10:49

Autoritetet policore në Slloveni dhe Kroaci finalizuan një aksion të përbashkët ndaj një rrjeti kriminal që kishte në fokus sportin, e që ishte bërë problem në vitet e fundit me korrupsionin, bastet ilegale dhe tentativat për t’i manipuluar ndeshjet.

Harta e veprimit të sindikatës kriminale kishte përfshirë së fundmi edhe Serbinë, Maqedoninë dhe Republikën Çeke.

“Europol”-i njoftoi se u realizuan kërkime në 13 banesa në vendndodhje të ndryshme, në Slloveni dhe në Kroaci, ndërsa u arrestuan 11 persona. Rrjeti kriminal kishte pjesë të veprimit edhe një platformë ilegale në internet, për të mbajtur baste në shuma të mëdha dhe për t’i shkëmbyer fondet me kompanitë e basteve aziatike. Sipas “Europol”-it, hetimi nisi në muajin mars, kur policia sllovene ra në gjurmët e një grupi të organizuar kriminal, që kishte tentuar të manipulonte disa gara sportive, me fokus kryesor futbollin.

“Kriminelët ishin pjesë e trukimit profesional të ndeshjeve, të faktuara në Serbi, Maqedoni dhe Çeki. Atyre u garantohej nga tregu aziatik një fitim i majmë, pasi dinin rezultatet që para nisjes së ndeshjeve. Paratë investoheshin më pas në biznese të ligjshme”, ka thënë Sergio D’Orsi, specialist i korrupsionit sportiv në “Europol”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në…