Arrestohen dy persona në Klinë, kjo është arsyeja

11 tetor 2022 | 11:43

Më 10 tetor rreth orës 18:00, Stacioni Policor Klinë, ka pranuar informacion nga Drejtoria e Zbatimit Ndërkombëtar të Ligjit, (ILECU) DPP Prishtinë, se një shtetase austriake së bashku me dy vajzat e saj është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga ish-bashkëshorti në shtëpinë e tij në fshatin Sferkё-Klinё, i cili po ashtu dyshohet se posedon armë zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka arrestuar personin e dyshuar, ndërsa viktima së bashku me vajzat e saj janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë. Viktima është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës dhe përkthyesit ligjor, pas intervistimit e njëjta është dërguar në shtëpinë e sigurt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë bisedës me prindin e të dyshuarit, i njëjti pranon se posedon një armë: 1. Armë AK 47, 1. Karikator i së njëjtës armë dhe dyzet e tre (43) copë fishekë të cal: 7.62x39mm, arma është sekuestruar nga hetuesit. I dyshuari për rastin e armës pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Stilografia”, libri më i ri i Sabri Hamitit, trajton ‘letërsinë…