Arrestohen dy persona për posedim të armëve

12 nëntor 2019 | 11:32

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me mbrëmë rreth orës 23:20 në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar të shtunën në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur në vitin 1984, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur në vitin 2000.

Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë të gjatë gjysmëautomatike së bashku me dy karikatorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të luajë përballë Andorrës dhe Francës në dy…