Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

08 nëntor 2022 | 19:43

Sot nga njësitë policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar (njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur më 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhur një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e…