Arrestohen dy personat që rrahën një grua në Pejë

18 shtator 2021 | 18:17

Një grua është rrahur nga një grua tjetër dhe një burrë në qytetin e Pejës. Për këtë Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat që ushtruan dhunë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nëna Terezë”, njësiti i hetimeve në Pejë ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres me ç’rast ka arrestuar dy persona. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit nga ana e prokurorisë janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni i ka kthyer si stërvitje ndeshjet e kampionatit, pasi…