Arrestohen dy të mitur për grabitje dhe sulm fizik

05 dhjetor 2023 | 16:20

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të mitur për grabitje dhe sulm fizik në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023, ka njoftuar policia.

“Puna e hetuesve policorë është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilët dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave (vlera e përgjithshme mbi 100 euro)”, ka njoftuar policia.

Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar faljen…