Arrestohen katër persona, dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti

14 shkurt 2020 | 15:30

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.

Dy të arrestuarit janë, personi me inicialet F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria ka njoftuar se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Po ashtu, prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në polici.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me homologun e…