Arrestohen katër persona të dyshuar për vrasjen në Malishevë

31 gusht 2023 | 15:31

Katër persona të dyshuar janë arrestuar në Komunën e Malishevës nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në vrasjen e një personi në këtë komunë.

Sipas zëdhënësit të policisë, Sheremet Elezi në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë zjarri.

“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Elezi.

Vdekjen e personit e ka konstatuar personeli mjekësor në QKMF në Malishevë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U15 është në rrugëtimin e saj për…