Arrestohen në Prishtinë një italiane dhe një shqiptare, të dyshuara për prostitucion

09 gusht 2022 | 09:04

Një shtetase e Shqipërisë dhe një e Italisë janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për “mundësim apo detyrim me prostitucion”.

Si prova janë konfiskuar dy telefona mobilë dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

MUNDËSIM APO DETYRIM ME PROSTITUCION/Prishtinë 08.08.2022 – 18:40. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuara femra njëra shtetase e R. Shqipërisë dhe tjetra  shtetase e Italisë. Janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e pyjeve halore në rajonin e Dukagjinit janë…