Arrestohen tre anëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite

08 mars 2020 | 13:31

Tre pjesëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, përfshirë edhe vëllanë e mbretit, janë arrestuar për arsye të pashpjeguara. Dy prej tyre janë mes figurave më me ndikim në mbretëri. Arrestimet vijnë ndërsa princi i kurorës Mohammed Bin Salman, po forcon pushtetin e tij.

Në 2017, dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u mbyllën në hotelin e Riadit, “Ritz Carlton”, pasi princi i kurorës urdhëroi arrestimin e tyre. Mohammed bin Salman, një figurë e shumëdiskutuar, konsiderohet sundimtari de fakto i mbretërisë pasi ai u emërua princi i kurorës nga i ati, në vitin 2016.

Arrestimet e fundit, janë publikuar së pari nga “Wall Street Journal”, ku tregohej se ato ishin realizuar të premten në mëngjes. Tre të arrestuarit janë vëllai i vogël i mbretit, princi Ahmed bin Abdulaziz, ish princi i kurorës Mohamed bin Nayef dhe një kushëri mbretëror, princi Nawaf bin Nayef. Mohamad bin Nayef, ka qenë ministër i brendshëm deri sa u shkarkua dhe u vendos në arrest shtëpie në 2017.

Në rolin e tij të mëhershëm, ai konsiderohej një partner i ngushtë dhe i besueshëm nga zyrtarët amerikanë të inteligjencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kujtim të veprës dhe sakrificës se Komandantit Legjendar dhe…