Arrestohen tre persona pasi kapen me gjysmë kilogrami marihuanë

05 qershor 2020 | 11:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 21:15 janë arrestuar tre persona në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi të njëjtëve i’u është gjetur dhe konfiskuar 520 gramë marihuanë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, iu është gjetur dhe konfiskuar 520.8 gramë substancë narkotike, të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”,  ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Sadiku do të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës,…