Arrestohen tre personal dhe sekuestrohen dy armë zjarri

18 qershor 2023 | 13:25

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara. Për të dy raste janë arrestuar tre persona.

“Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.,D, mashkull, 34 vjeç,  për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjete dhe sekuestruar : një armë zjarri, një karikator dhe 2 fishekë. Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit,  janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajtjes, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç dhe M.R, mashkull 61 vjeç, veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00”

“Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është iniciuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjete dhe sekuestruar:një pushkë gjuetie ( leje të skaduar) dhe 4 fishekë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri nga Kosova Altin Zogaj, është shpallur kampion i Evropës…