Arrestohen tre të dyshuar për ‘fajde’, ‘kanosje’ dhe ‘detyrim’

23 nëntor 2022 | 12:40

Pas një pune intensive operative-hetimore, zyrtarët policorë te Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit nen mbështetje edhe te njësive tjera policore, më 21 nëntor rreth orës 18:30 kanë lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kanë arrestuar të dyshuarit A.H. (43 vjeç), A.R. (34 vjeç) dhe E.M.(37 vjeç) për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të veprave penale “fajde”, “kanosje”, dhe “detyrim”.

Arrestimi i të dyshuarave është bëre pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është kryer edhe kontroll në objektet e banimit të personave të dyshuar me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi, dokumente relevante që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në kryerje të këtyre veprave penale.

Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarave u shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka pranuar se kishte…