Arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj, rrahu gruan 33-vjeçare

04 korrik 2022 | 08:50

Një person është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.

Policia bën me dije se mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se në magjistralen Ferizaj – Prishtinë është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L. M. (M/K), i moshës 31-vjeçar, i cili, për shkak të një mosmarrëveshjeje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet Xh. M. ( F/K), e moshës 33-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe, pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se vendi i…