Lukashenko: Do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë

04 korrik 2022 | 08:47

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se vendi i tij qëndron plotësisht pas Rusisë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë dhe të dy vendet do të “mbesin së bashku”.

Duke iu drejtuar një ceremonie që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ka mbështetur Rusinë që “që nga dita e parë”, shkruan “Skynews”.

“Sot ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit.

Ne e mbështesim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë.

Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju i dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore”, ka thënë Lukashenko.

Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet ta ruajë “sovranitetin” e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 1…