Arrestohet 34-vjeçari, i dyshuar për montimin e minave me celular (Video)

13 mars 17:30

Prej katër muajsh Gentian Hoxha kishte marrë me qira një dyqan të vogël në Tiranë për riparimin e celularëve dhe gjatë kësaj periudhe nuk kishte ngjallur asnjë dyshim për aktivitetin që kryente.

Shpërthimi që ka ndodhur të hënën në dyqanin e Gentian Hoxhës ka ngjallur panik në zonë, edhe për faktin se dyshimet flasin se brenda atij dyqani të vogël celularësh montoheshin mina me sahat.

Ndërsa pasojat e shpërthimit aksidental janë evidente pranë qepenit të mbyllur me dritat e dyqanit ende të ndezura.

Njerëzit që për shkak të punës janë pranë dyqanit ku kishte ndodhur shpërthimi, edhe 24 orë pas ngjarjes janë të trembur dhe urojnë Zotin që nuk kanë pësuar dëmtime.

Ata nuk kanë preferuar të flasin para kamerës, ndërsa jashtë saj dinë pak për 34-vjeçarin. Thjesht një njohje fizike, kanë thënë ata. Po kaq pak di edhe policia.

Burime të “Top Channelit” pranë uniformave blu janë shprehur se kjo është një ngjarje ku e kaluara e protagonistit nuk të ndihmon për ta zbardhur rastin. Por është vetë ngjarja, që pritet të zbardhë të kaluarën e Gentian Hoxhës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës (DK) ka njoftuar se në kuadër të…