Arrestohet 48-vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për dhunë në familje

04 gusht 16:35

Sot rreth orës 11:00 është arrestuar një person i kërkuar në Kaçanik. Policia njofton se 48-vjeçari me inicialet I.M ka qenë I kërkuar për veprën penale “Dhunë në familje”, me dënim burgimi prej 120 ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:00 pasi kanë pranuar një informacion, në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M (M/K), i moshës 48 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej njëqindenjëzet (120) ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i EULEX-it në Kosovë dhe zyra e Presidencës i…