Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Egzon Balaj

02 maj 2018 | 11:57

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj, është arrestuar sot derisa po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, ai është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015.

“Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit. Aktivistët e Vetëvendosjes dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur Vetëvendosjen ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, është theksuar në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane është shfaqur mjaft i lumtur…