Arrestohet drejtori i “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq, ishte propagandues i Vuçiqit
25 nëntor 2026
| 12:08
Pronari i televizionit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiqeviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd.
Vuçiqeviq dyshohet për nxitje të panikut dhe çrregullimeve në vazhdimësi, si dhe për pengim të drejtësisë, ka raportuar “Nova”.
Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur edhe në Kuvend kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia Fiton”, Aleksandar Vuçiq.
“Para pak çastesh është arrestuar edhe pronari i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq”, ka deklaruar Vuçiq.
Njoftimi është pritur me duartrokitje nga deputetët e shumicës parlamentare, reagim që ka shkaktuar pakënaqësi te Vuçiq.



