
Arrestohet Elvison Muslija nga Gjakova, dyshohet për dhunimin e një gruaje 32 vjeçare
19 gusht 2025
| 09:07
Një rast i rëndë i dhunimit është raportuar ditë më parë në Gjakovë.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 15 gusht 2025, rreth orës 11:00, në stacionin policor është paraqitur një grua 32-vjeçare, e cila ka denoncuar një rast dhunimi. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur më 10 gusht 2025 në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë.
Gjatë fazës së hetimeve, sektori rajonal ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, Elvison Muslija, 31-vjeçar. Ai është sjellë në zyrat e hetimeve dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti vijon të hetohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale në DRP Gjakovë.