Arrestohet hajni i disa vjedhjeve në Han të Elezit

19 qershor 2023 | 16:23

Njësia e hetimeve e stacionit të policisë në Han të Elezit, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet për disa vjedhje dhe tentim vjedhje që kanë ndodhur në Han të Elezit.

Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin N.R (M/K) i moshës 37-vjeçar, e më pas, të hënën rreth orës 08:50 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Han të Elezit:

– Me datën 13.03.2023 në rrugën “Imri Curri” në Han të Elezit  është vjedhur një sasi e parave në kasafortën e xhamisë,

– Me datën 13.05.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit është vjedhur nga kasaforta e xhamisë së qytetit një sasi e parave,

– Me datën 03.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit  është tentuar për tu vjedhur kasaforta e zhamisë së qytetit,

– Me datën 16.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit është tentuar për tu vjedhur kutia  e zhamisë (ku mbildhen para per ndihma humanitare),

– Me datën 19.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është tentuar për të vjedhur në Xhaminë e qytetit dhe janë demoluar orenditë.

I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktakuza kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mbajtjen e paautorizuar…