Arrestohet i dyshuari për kanosjen e dy prokurorëve

19 korrik 2023 | 10:59

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 14 korrik rreth orës 19:20 është informuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, i dyshuari ka kanosur përmes telefonit dy prokurorë të shtetit.

“Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme duke kërkuar të dyshuarin (i njohur për Policinë), në vendbanimin e tij, mirëpo i njëjti nuk është hasur nga Policia. Sot me datë 18.07.2023, pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, është arritur të identifikohet lokacioni i personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Lidhur me rasti është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 – orë”, ka njoftuar Policia e Pejës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të gjeneral…