Arrestohet Ikballe Huduti pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian

07 janar 2020 | 17:34

Policia ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili ka thënë se shtëpia e saj është bastisur.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjellë për intervistim dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë ai për “klankosova.tv”.

Ajo ditën kur gjenerali iranian është vrarë ka bërë një postim në “Facebook”, i cili ka bërë bujë në mediet vendore, duke nxitur reagime.

“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriçohet nata me mija qirinj të ndezur për shpirtin dhe qenësinë e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”, kishte shkruar ajo. Huduti-Berisha është themeluese e një fondacioni fetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester Cityt ka rritur interesimin për qendërmbrojtësin e…