Arrestohet ish-drejtori i Policisë i Malit të Zi

18 nëntor 2023 | 17:52

Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, mëson “Vijesti”.

Stojanoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit rast.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një mbizotërim të plotë me lojë dhe rezultat Dardanët…