Arrestohet Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, prokuroria jep detaje

27 maj 2021 | 21:36

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar tre të dyshuar me inicialet B.N., A.N dhe E.N.

Telegrafi mëson se njëri nga të arrestuarit është ish-kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nikaj.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.N., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” nga neni 302, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kurse, sipas komunikatës të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N., dyshohen se në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim bankënota me ngjyrë kimike, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, janë vënë në qarkullim duke i deponuar si dhe duke i tërhequr pastaj në bankomate.

“Gjatë urdhër kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë sekuestruar gjësende të cilat do të përdoren si provë në procedurë. I dyshuari me inicialet B.N. është ndaluar për 48 orë, kurse dy të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N, janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu, Prokurori i rastit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.N”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abbigail Bugenske është fituesja e parë e lotarisë së personave…