Arrestohet ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë

20 nëntor 2018 | 21:02

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov është paraburgosur, pasi Gjykata Themelore e Shkupit i ka caktuar masën e arrestit 30 ditor.

Nga Gjykata Themelore për “Radion Evropa e Lirë”,  kanë thënë se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për shkak të rrezikut për arratisje të mundshme, ndërsa gjykatësi i procedurës parahetimore i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Ish shefi i policisë sekrete po gjykohet për shpërdorim të detyrës në të paktën katër procese që kanë të bëjnë me manipulim të procesit zgjedhor, dhunë të porositur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lube Boshkovski, keqpërdorime financiare, e vepra tjera penale.

Ndryshe, Sasho MIjallokov është kushëri i parë i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili po ashtu është dënuar me dy vjet burgim, ndërkohë që po zhvillohet edhe disa procese tjera gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i Sasho Mijallkovit vjen disa orë pasi Nikolla Gruevski njoftoi ka marrë statusin e azilit politik nga autoritetet hungareze, ku është strehuar, menjëherë pasi policia kishte nisur ta kërkojë për ta dërguar në vuajtjen e dënimit me burg./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është sërish  Arbër Zeneli, i cili shënon golin e katërt…