Arrestohet katër rusë në Norvegji, fotografuan ilegalisht

17 tetor 2022 | 17:04

Katër shtetas rusë – tre burra dhe një grua  janë arrestuar javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi janë parë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen.

Kështu ka njoftuar policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit.

Policia ka gjetur “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi” kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit ishte ndalë për kontroll më 11 tetor.

Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve. Policia ka thënë se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë.

Autoritetet në Norvegji nuk kanë treguar nëse ky rast është i lidhur me dy raste të tjera të rusëve të arrestuar në shtetet e tjera nordike, që janë anëtare të NATO-s, pasi policia ka zbuluar se ata posedonin dronë, raporton “Rel”.

Në javët e fundit, një numër dronësh është raportuar se janë parë pranë platformave të naftës dhe gazit në Norvegji.

Policia ka refuzuar të japë detaje të tjera, “për shkak të natyrës së këtij rasti”.

Norvegjia ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e fabrikave të përpunimit të naftës dhe gazit që gjenden në det, ka njoftuar ushtria më 3 tetor. Dërgimi i ushtarëve është bërë pas shqetësimeve të sigurisë, për shkak të një sabotimi të dyshuar në gazsjellësit rusë nën Baltik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e…