Arrestohet në Itali këngëtarja Elsa Lila

16 mars 2022 | 15:14

Antimafia italiane ka arrestuar këngëtaren Elsa Lila së bashku me një grup prej 12 personash të akuzuar për trafik droge. Sipas hetimeve, artistja bënte pjesë në rrjetin që drejtohej nga boksieri Petrit Bardhi dhe dyshohet se ka pasur rolin e llogaritares së grupit.

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti të trafikut të drogës.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se krahas këngëtares, me urdhër të prokurorisë së Antimafias  janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë nga Italia dhe Shqipëria.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Elsa Lila, 40 vjeçe, dyshohet se mbante llogaritë e fitimeve të ardhura nga trafiku i drogës.

Mëngjesin e së mërkurës, policia e Romës dhe Viterbos zbatoi 13 urdhra arresti me kërkesë të Drejtorisë së Antimafies së kryeqytetit.

Mediat italiane shkruajnë se të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë qenë edhe dy shqiptarët Petrit Bardhi, 39 vjeç, boksier, i njohur si ‘Titty’ dhe Arben Zogu i njohur si Riçardino, të cilët janë arrestuar në vitin 2015 si pjesë e grupit ‘Guarnera’.

Petrit Bardhi dhe Arben Zogu ishin kanë qenë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera, të cilët merreshin me trafikun e drogës.

Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi kompjuterët e kazinove, të cilët i kishte në pronësi organizata kriminale në lokalet e qytetit.

Këngëtarja, Elsa Lila, e akuzuar si llogaritare e rrjetit kriminal është një zë i njohur i skenës në Shqipëri.

Pas sukseseve të saj në Festivalin e RTSH dhe në tregun muzikor, artistja e re u largua në Itali ku arriti të pranohej edhe në Sanremo dhe të përfshihej në disa bashkëpunime e projekte muzikore.

Pasi u vendos në shtetin fqinj, Elsa Lila, u rikthye sërish në Shqipëri, ku në vitin 2007 prezantoi Festivalin e RTSH në Tiranë, ndërsa krahas moderimit të akitivitetit zhvilloi disa performanca muzikore para publikut shqiptar.

Pas kësaj periudhe Elsa Lila është shkëputur nga aktiviteti artistik në Shqipëri për tu vendosur në Itali ku vazhdoi aktivitetin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo çka po ndodh në supermarketet e Rusisë kujton skena…