Arrestohet në Zubin Potok i kërkuari nga Interpoli

15 dhjetor 2018 | 13:04

Një serb, shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës është arrestuar në Zubin Potok, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Interpoli.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Po në Zubin Potok, në bazë te urdhëresës lëshuar nga Interpoli, është arrestuar i kërkuari mashkull Serb /shtetas i BH. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes”, ka thënë Hoxha për gazetën “Epoka e re”.

 

/Epoka e Re/A.M

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eqrem Kryeziu Jo vetëm për mua, por besoj se për…