Viti i mbarë

15 dhjetor 2018 | 12:44

Eqrem Kryeziu

Jo vetëm për mua, por besoj se për çdo njeri të vullnetit të mirë ishte një shqetësim i vazhdueshëm aritmia e zhvillimeve në Shqipëri e në Kosovë. Ato zhvillime kishin një karakter kontrapunkti. Është e natyrshme brenga e jote se ç’po ndodh në familjen tënde të madhe shqiptare, sepse gjuha krijon këtë familje.

Sipas mendimit tim dhjetori i këtij viti na dha kënaqësinë e ëndërruar për një kohë aq të gjatë: kemi formimin e ushtrisë së Kosovës dhe protestën studentore në Tiranë. Ç’është në thelb protesta studentore? Ajo ka ca kërkesa konkrete, por përtej atyre kërkesave është përballja e zemrës së dëlirë kundër ngërdheshjes qenërishte. E marrim me mend se gjithëçka ka të mirë në këtë botë vjen nga zemra e dëlirë. A ka nevojë të pyesim se ku na shpie ngërdheshja qenërishte? Na ka shpënë këtu ku jemi.

Flamuri në duart e studentëve të Tiranës shkëlqen me tërë dinjitetin që mund ta imagjinonim.

Në këtë mënyrë do të përfundonim se nuk ka armatim më të fuqishëm për ushtarin se vlerat e dinjitetshme që ai mbron, qoftë edhe deri në flijimin e skajshëm.

Jam i lumtur që përjetova këto ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dje rreth orës 07:17 në Prishtinë.…