Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

11 prill 2019 | 20:20

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës arrestoi sot një person të dyshuar mashkull nga komuniteti egjiptian për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit  të aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit.

Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
WhatsAppi është një ndër programet më popullore pasi ka miliona…