Arrestohet një i mitur shtetas i Serbisë, dyshohet se kishte vjedhur tetë euro në një xhami
03 maj 2022
| 11:11
Është arrestuar në Gjilan një i mitur, shtetas i Serbisë, pasi dyshohet se ka vjedhur tetë euro në xhami.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri.
Policia njoftoi se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



