Arrestohet një person i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

26 prill 2023 | 10:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar personi M.M, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Përderisa personi në fjalë është dërguar në qendrën e mbajtjes, zyrtarët policor të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me…