Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

18 janar 2022 | 12:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për më shumë se pesë raste).

Rastet kanë ndodhur kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – Sh.J . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot është mbledhur për të…