Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

09 maj 2022 | 10:36

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdimësi të  hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  një person të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje’.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë  kanë  arrestuar  të dyshuarin B. V., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti  dyshohet  se me datën 5 maj 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën  penale ‘vjedhje’ të një telefoni Iphon.

“Si provë materiale te i dyshuari është gjetur telefoni i vjedhur dhe i njëjti i është kthyer viktimës. Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se shndërrimi i Ditës…