Shndërrimi i Ditës së Evropës në ditë feste zyrtare në Kosovë, produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë

09 maj 2022 | 10:30

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se shndërrimi i Ditës së Evropës në ditë feste zyrtare në Kosovë, është produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë.

Sipas tij, ajo ishte kohë e euforisë, entuziazmit dhe naivitetit të madh.

“Me naivitet besonim se, meqë Kosova ishte bërë shtet, tani çdo gjë do të shkonte mirë dhe shpejt, përfshirë edhe integrimin në BE. Prandaj, pse të mos festonim. Por, ajo që kalon më shpejt, është vetë euforia. Vendin e saj e zë zhgënjimi, i cili vjen për të na dhënë leksionin se gjërat e mira nuk bëhen lehtë dhe shpejt, dhe se politika, sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, po aq di të bëhet edhe art i krijimit të tyre”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Faccebook”.

Ai ka shtuar se fatkeqësisht kjo e dyta ka vite që predominon tek ne. “Prandaj, në këtë kontekst, Dita e Europës, në vend të festës, realisht paraqet një farsë”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është paraqitur në një video që…