Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

08 korrik 2023 | 16:13

Më 7 korrik rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’ me dënim burgimi prej dy viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi,…