Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

11 tetor 2022 | 16:28

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orën 14:25 një person të kërkuar në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik.

Personi i arrestuar me inicialet B.Sh., është shtetas i Kosovës, 39-vjeçar

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”,  ka njoftuar policia.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka qëndruar për vizitë…