Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

11 qershor 2023 | 10:49

Sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin N.H (M/K) i moshës 34-vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Arratisje” nga burgu, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë muaj pas vjedhjes së ‘Mini Countryman’ të Khvicha Kvaratskhelia,…