Arrestohet një person i kërkuar

27 korrik 2021 | 11:22

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, mbrëmë të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet M.E (M/K) , 27-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve, për veprën penale: “Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në…