Bulliqi pret në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Velbert-Podujevë, flasin për projektet e reja

27 korrik 2021 | 11:18

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Velbert-Podujevë, Rrahman Islami.

Në takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të aktiviteteve të ndërsjella në mes të komunës së Podujevës dhe asaj të Velbertit, programe që burojnë nga marrëveshja e binjakëzimit.

Kryetari Bulliqi, u shpreh i përkushtuar në vazhdimin e frymës së bashkëpunimit, veçmas në realizimin e programeve që kanë të bëjnë me arsimin, sportin dhe rininë.

Edhe veprimtari Islami u zotua për angazhim në realizimin e projekteve të filluara dhe zgjërimin e bashkëpunimit edhe në projekte të reja.

Në kuadër të këtij partneriteti, për momentin është duke u zhvilluar një konkurs që ofron bursa për nxënësit llapjanë të cilët do të kenë mundësi shkollimi në Gjermani.

Ndërsa, muajt në vazhdim qytetin e Velbertit do ta vizitojnë disa klube sportive nga Podujeva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka nënshkruar kontratë për rregullimin e trotuarit…