Fillon rregullimi i trotuarit në fshatin Novosellë të Kamenicës

27 korrik 2021 | 11:13

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar kontratë për rregullimin e trotuarit në katër fshatra.

Fshatrat në të cilët do të zhvillohen punimet nga kjo kontratë janë: Novosellë, Koretin, Topanicë e Petroc.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, pas fillimit të punimeve, u shpreh i lumtur edhe për këtë investim të radhës, i cili do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të këtyre anëve.

“Është nënshkruar kontrata për rregullimin e trotuarit në katër fshatra të komunës sonë. Sot punimet nisën në Novosellë, e së shpejti do të nisin edhe në Koretin, Topanicë e Petroc. Falënderoj kolegët Hasan Rapucën dhe Mexhid Zylfiun që po monitorojnë nga afër procesin, bashkërisht me drejtorin e DSHPAI, Zotrim Kastratin”, u shpreh Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë̈…