Komuna e Prishtinës nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15 qershor, duke nisur nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.
Sipas njoftimit zyrtar, krahas dezinsektimit hapësinor do të realizohet edhe hedhja e larvicideve, me qëllim të kontrollimit të përhapjes së insekteve dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik.
“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Autoritetet komunale kanë bërë me dije se procesi i hedhjes së larvicideve është planifikuar të zhvillohet gjatë dy ditëve, më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.
“Gjatë këtij procesi do të realizohet edhe hedhja e larvicideve, e cila është planifikuar të bëhet më 15.06.2026 dhe 16.06.2026, duke filluar nga ora 09:00”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Megjithatë, zyrtarët komunalë kanë theksuar se realizimi i aktiviteteve do të varet nga kushtet atmosferike, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në planin e paraparë.
“Ky aktivitet varet nga kushtet atmosferike, andaj mund të ketë ndryshime eventuale në data dhe orare në varësi të motit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm lidhur me zhvillimin e këtyre aktiviteteve.




