Bashkatdhetari Blerim Selimi dhuron një autoambulancë për komunën e Skenderajt

27 korrik 2021 | 11:09

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës së 7-të të siguruar nga bashkatdhetari në Suedi, Blerim Selimi nga fshati Kuqicë, i cili përveç komunës së Skenderajt ka dhuruar edhe tri autoambulanca për komunat e tjera në Kosovë.

“Për këtë donacion jetik për qytetarët tonë, falënderoj bashkatdhetarin tonë Blerim Selimi dhe spitalin e qytetit Jönköping në Suedi”.

“Si komunë krahas pranimit të këtyre autoambulancave nga donatorët, jemi në procedurë të blerjes edhe të një autoambulance tjetër si dhe furgonit për nevojat e transportit të pacientëve që janë në hemodializë”, ka thënë kryetari Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka marrë sot…